12.5 C
New York
October 20, 2026
DardaniaNews
Lajme

Apel për ndihmë: Vogëlushi Blerond Maraj ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar në Turqi

amilja Maraj kërkon ndihmë për Blerondin nga PejaFamilja Maraj nga Peja bënë apel për ndihmë për djalin e tyre, Blerond Maraj, i cili po përballet me probleme të rënda shëndetësore, shkruan rajoni.org.Blerondi vuan nga epilepsia e rëndë dhe për shkak të gjendjes së tij ka të vendosur aparatin VNS, i cili ndihmon në kontrollimin e krizave epileptike.Familja tregon se mjekët kanë rekomanduar që Blerondi të dërgohet sa më shpejt në Turqi për kontrolle dhe trajtim të specializuar. Atje duhet të kontrollohet edhe funksionimi i aparatit VNS.

Për shkak të shpenzimeve të trajtimit dhe udhëtimit, familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë.

Familja Maraj thotë se çdo ndihmë, sado e vogël, është e rëndësishme për Blerondin. Ata kanë bërë thirrje edhe për shpërndarjen e apelit, në mënyrë që ai të arrijë te sa më shumë njerëz.

Për ndihmë dhe informata: 049 291 108

Të dhënat bankare:
Blerond Astrit Maraj
Banka Kombëtare Tregtare – Kosovë
IBAN: XK051920991516021178
SWIFT: NCBAXKPR

Related posts

“Ja territoret që Putin do për paqen”, zbardhen prapaskenat e telefonatës Trump-Zelensky pas samitit

dardanianews

Skënder Zogaj: “Ademi pas këtij takimi, e ka zhvilluar edhe një takim ne katër sy me Rugovën. Nuk e kam dēgjuar ndryshe Adem Jasharin ta quante ndryshe lbrahim Rugovën përveçse komandant”

dardanianews

E dhimbshme: Kjo është infermierja shtatzënë që u godit për vdekje nga një veturë në Malishevë

dardanianews