Gani Geci ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës së tij në Tëvë1, duke folur për personat që, sipas tij, janë përpjekur ta denigrojnë dhe ta fyejnë atë.
Geci tha se edhe sot është duke i kërkuar të gjithë ata që, sipas tij, tentojnë ta dëmtojnë figurën e tij publikisht.
“Edhe sot po i lypi gjithë ata që mundohen me më denigru mu”, është shprehur Geci shkruan Gazeta Minuti.
Ai më tej tha se nuk e ka personale me askënd, por theksoi se ndaj personave që e fyejnë do të përballet drejtpërdrejt.
“Dhe nuk e kanë personale kërkan. Unë ju kam shku te shpia, kam kryq kanë me më pa te dyrtë”, deklaroi ai.
Geci vazhdoi me një deklaratë të drejtpërdrejtë, duke thënë se secilit që, sipas tij, tenton ta fyejë, do t’i shkojë personalisht për t’i kërkuar llogari shkruan Gazeta Minuti.
“Secili që mundohet me më fy ka me i shku te dyrtë e ka me i thanë: ‘Dil se këtu m’ki’”, tha Geci.
Deklarata është bërë gjatë intervistës së Gani Gecit në Tëvë1, ku ai ka folur për zhvillime të ndryshme dhe për përplasjet e tij publike me persona të tjerë.

