10.8 C
New York
October 17, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Lajmi fundit: Thirret protestë kundër Albin Kurtit më 1 nëntor

Një thirrje publike për protestë është bërë për 1 nëntor në Prishtinë, me kërkesën që kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 12:00.

Organizatori u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar përgjegjësi politike. Ai ka deklaruar se për protestën do të njoftohet edhe Policia e Kosovës.

“Është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat tona të shprehen hapur, me dinjitet dhe vendosmëri”, thuhet në thirrje.

Në njoftim, qytetarët ftohen që t’i bashkohen protestës së bashku me familjarët dhe miqtë, duke marrë me vete pankarta dhe mesazhe për të shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore.

Related posts

Adriatik Kelmendi: Nëse s’bën të mbahen dasma e ahengje, atëherë si mund të mbahen zgjedhjet këtë verë?

dardanianews

Thaçi apel për Kurtin dhe Mustafën

dardanianews

TRUMP PARALAJMËRON VUÇIÇIN: ÇDO VEPRIM USHTARAK NDAJ KOSOVËS DO TË PËRBALLET ME REAGIM TË FORTË, PËRMENDET EDHE NDËRHYRJA E VITIT 1999

dardanianews