Në pak fjalë
Sipas rrëfimit të veprimtarit shqiptaro-amerikan Osman Osmani, ish-presidenti amerikan Bill Clinton i kishte thënë se “e ka çliruar Kosovën” dhe se ka “kthyer kosovarët në shtëpi”. Ky rrëfim është rikthyer në vëmendje pas vdekjes së Osman Osmani, për të cilin Bill dhe Hillary Clinton kanë shprehur ngushëllime.
Veprimtari shqiptaro-amerikan Osman Osmani kishte rrëfyer se si ishte bërë papritur fqinj me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe çfarë i kishte thënë ky i fundit pasi kishte mësuar se ai ishte shqiptar.

