9.5 C
New York
October 25, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Si në filma: Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe vjen “mjeshtri” me thikë – këta janë dy të dyshuarit për grabitjen në Lipjan

Një takim me një grua që e njihte prej kohësh dyshohet se u kthye në kurth për një 43-vjeçar, i cili përfundoi pranë një mali në Lipjan, ku u kërcënua me thikë dhe u grabit. Një Land Rover, një defekt i pretenduar dhe një “mjeshtër” që dyshohet se në vend të riparimit të veturës nxori thikën – kjo është historia që viktima e ka denoncuar në Polici.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se dy personat e dyshuar për këtë grabitje janë Arta Aliu dhe Betim Bedrolli, ndërsa viktima është F. Skeraj, 43-vjeçar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjithçka nisi më 24 tetor 2026, rreth orës 10:15, në rrugën “Avdi Kelmendi”, afër pompës IP Petrol, ku Arta Aliu, të cilën viktima e njihte prej më herët, e kishte marrë me një Land Rover.

Në një moment, sipas denoncimit, gruaja i kishte thënë se automjeti ishte prishur dhe se po thërriste një mjeshtër.

Mirëpo, “mjeshtri” që u paraqit ishte Betim Bedrolli, i cili mori timonin dhe i dërgoi drejt një destinacioni që viktima nuk e njihte.

Udhëtimi përfundoi në fshatin Akllap të Lipjanit, pranë një zone malore.

Aty, sipas deklarimit të Skerajt, dy të dyshuarit e detyruan të zbriste nga vetura, ndërsa Bedrolli nxori një thikë dhe i kërkoi t’i zbrazte xhepat e t’ia dorëzonte sendet personale.

I kërcënuar, 43-vjeçari deklaroi se kishte dorëzuar gjërat që mbante me vete.

Pas kësaj, dy të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën dhe automjetin pranë malit.

Rreth orës 15:20, Skeraj u paraqit në Stacionin Policor në Lipjan, ku denoncoi rastin.

Me urdhër të Prokurorisë, është iniciuar hetimi për veprën penale “Grabitja”, ndërsa njësia e hetimeve është angazhuar për lokalizimin e dy të dyshuarve.

Arta Aliu dhe Betim Bedrolli, sipas informacioneve fillestare policore, ende po kërkohen nga Policia.

Related posts

“Kur na gjuajtën, Leonora Jakupi ishte në makinë”, dëshmia për atentatin ndaj Ahmet Krasniqit

dardanianews

Putin, gati të nxjerrë “Ujkun” në fushëbetejë?!

dardanianews

Myslimanë apo katolikë janë familja Rugova – Blerina Kllokoqi-Rugova heq dilemat

dardanianews