14.8 C
New York
October 27, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Javën e ardhshme priten reshje bore në Prishtinë

latforma e njohur ndërkombëtare meteorologjike parashikon reshje të përziera shiu dhe bore të mërkurën, më 4 nëntor, ndërsa temperaturat minimale pritet të zbresin nën zero.

Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në fillim të nëntorit, ndërsa një parashikim i platformës ndërkombëtare Weather Underground sinjalizon mundësinë e reshjeve të përziera me borë.

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga reshje atmosferike dhe ulje e temperaturave, sipas parashikimit dhjetëditor të publikuar nga platforma e njohur meteorologjike amerikane Weather Underground.

Sipas grafikut, të hënën, më 2 nëntor, priten reshje shiu, me temperaturat që do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 11 gradë Celsius. Sasia e reshjeve parashikohet të arrijë në rreth 5.8 milimetra.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe të martën, më 3 nëntor, kur temperaturat do të zbresin deri në 1 gradë Celsius.

Megjithatë, ajo që bie në sy në këtë parashikim është dita e mërkurë, 4 nëntor, kur Weather Underground sinjalizon mundësinë e reshjeve të përziera të shiut dhe borës gjatë orëve të paradites.

Temperaturat maksimale atë ditë parashikohen të jenë rreth 8 gradë Celsius.

Ftohja pritet të vazhdojë edhe të enjten, më 5 nëntor, kur temperaturat minimale mund të zbresin deri në minus 1 gradë Celsius.

Weather Underground është një platformë ndërkombëtare që mbështetet në modele meteorologjike dhe të dhëna nga një rrjet i gjerë stacionesh të motit.

Megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për një parashikim disa ditë përpara, mbetet të shihet nëse reshjet e mundshme të borës do të konfirmohen dhe në cilat zona mund të shfaqen.

Related posts

Duartrokitet Gërvalla në Londër kur kritikon pjesëmarrjen e Daçiçit në konferencë kundër dhunës seksuale: “Pse flet ky njeri, ka qenë dora e djathtë e Millosheviçit”

dardanianews

SHBA i propozon Ukrainës “territor me qira” për paqe me Rusinë

dardanianews

Destabilizim i motit dhe ulje e temperaturave, parashikimi i motit për të martën

dardanianews