12.2 C
New York
October 27, 2026
DardaniaNews
Lajme

Alarm në Top Channel? Grida Duma dyshohet se u dërgua me urgjencë në spital, ngrihen pikëpyetje për shkakun!

Një lajm i pakonfirmuar ka qarkulluar lidhur me moderatoren Grida Duma, për të cilën pretendohet se është ndier keq gjatë mbrëmjes së djeshme, në ambientet e Top Channel, pak para nisjes së emisionit “Top Story”.

Sipas portalit “Ina-Online.net”, moderatorja dyshohet se ka humbur ndjenjat dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. I njëjti burim pretendon se incidenti mund të ketë lidhje me një helmim, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e gjendjes së saj.

Pas incidentit të raportuar, transmetimi live i emisionit thuhet se është ndërprerë dhe është zëvendësuar me një material të regjistruar.

Sipas të njëjtit portal, policia ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke marrë informacione nga stafi dhe personat që pretendohet se kanë qenë në kontakt me moderatoren gjatë ditës.

Megjithatë, këto informacione mbeten të pakonfirmuara. Deri në këtë moment, nuk ka një njoftim zyrtar nga Grida Duma, Top Channel apo autoritetet përkatëse që të vërtetojë incidentin e raportuar apo pretendimin për helmim.

Për këtë arsye, lajmi duhet trajtuar me rezervë deri në publikimin e informacioneve të konfirmuara.

Related posts

Irani jep ‘dritën jeshile’/ Hap Ngushticën e Hormuzit, lejon kalimin e 20 anijeve

dardanianews

Luftë për fronin pas rënies së Edi Ramës, Alfred Cako nxjerr skenarët e zëvendësimit të kryeministrit, ja kush do…

dardanianews

Deputetja e Vetëvendosjes zbulon me kë do të bëjnë koalicion

dardanianews