November 1, 2026
DardaniaNews
AktualeKronika e zezëLajme

Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë nga vrasja e saj nga ish-kunati, Albert Sylaj.

Për dhunën e ushtruar ndaj Zekajt, që përfundoi me vrasjen mizore të saj, është arrestuar edhe ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj dhe ndaj të dy vëllezërve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Derisa, ky rast ka zgjuar reagime të shumta, si pasojë e mostrajtimit të duhur nga organet e hetuesisë e drejtësisë, të tjera komunikime, të tashmë të ndjerës, vazhdojnë të dalin ne dritë.

Natyra Kuçi, ka postuar një letër tjetër që Arlinda Zekaj i ka drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati.

Në letër, Zekaj i lutet gjykatësit që të gjejë kohë për të caktuar urdhrin mbrojtës për të dhe për caktimin e kujdestarisë për djalin e saj.

“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë.“, thuhet ndër të tjerash në letër që Arlinda Zekaj ia ka drejtuar gjykatësit më 7 shtator të vitit 2026. /Klankosova.tv

Related posts

Del sondazhi i fortë! Zaloshnja: Nëse votohet sot në Shqipëri nuk e besoni se kush do i fitonte zgjedhjet

dardanianews

Thellohet tragjedia në Serbi! Shkon në 13 numri i të vdekurve, Daçiç: Mes viktimave një fëmijë 6-vjeçar

dardanianews

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi në Jarinë

dardanianews