November 15, 2026
DardaniaNews
Lajme

Lajmi fundit: Arrestohet për drogë ish-ministri Astrit Haraqija

Astrit Haraqijës i është prishur “heshtja” të shtunën në mbrëmje.

Ish-ministri i Kulturës është arrestuar së bashku me pesë të tjerë në një operacion anti-drogë të Policisë së Kosovës, të koduar nën emërtimin “Heshtja”, raporton Paparaci, transmeton Periskopi.

Haraqija dyshohet se ishte pjesë e një grupi të organizuar të trafikut të drogës.

Grupi i dyshuar kriminal, pjesë e të cilit ishte ish-ministri i Kulturës, dyshohet se trafikonte dhe shpërndante substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, sipas një njoftimi të policisë të dielën.

Gjatë aksionit, Policia tha se sekuestroi 1.6 kilogramë kokainë me vlerë të mundshme rreth 111 mijë euro.

“Operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë, të zhvilluar përmes masave të veçanta hetimore, i cili ka zbardhur dyshimet për funksionimin e një grupi me strukturë të organizuar dhe nivele të qarta hierarkike, nga personat e dyshuar në nivel drejtues deri te shpërndarësit e narkotikëve në rrugë”, tha policia.Njëri nga gjashtë të arrestuarit është liruar në procedurë të regullt, ndërsa pesë të tjerët janë ndaluar, sipas komunikatës policore.

Related posts

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović në mbështetje të Kombëtares së Kosovës!

dardanianews

32-vjeçarja rrëmbehet dhe përdhunohet në GRUP për tre ditë, arratiset e zhveshur…

dardanianews

Dajana Shabani apel për Edi Ramën: “Po vij të fle me ty, mos ma largo Lindën, ka vend për tre”

dardanianews