Anjeza ka folur për raportin e saj me Sharrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother-it, duke pranuar se e pëlqen atë, por duke insistuar se mes tyre ekziston vetëm shoqëri.
E pyetur në dhomën e rrëfimit për ngacmimet dhe batutat e shpeshta që ia bën Sharrin, Anjeza ka thënë se ndihet shumë mirë në shoqërinë e tij.
Ajo, ndonëse ka treguar se jashtë shtëpisë ka një të dashur, nuk e ka fshehur pëlqimin për Sharrin.
Raporti im me Sharrin është një shoqëri shumë e mirë, bëjmë shumë hajgare. Sharri normal që më pëlqen se është shumë i bukur. Nuk e di a ekziston ndokush që nuk i pëlqen Sharri, por unë me të jemi vetëm shokë”, është shprehur ajo.

