May 22, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShëndetësi

“Fol me mjekun”, kuptojeni online nëse keni simptoma të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën në mbrëmje se ka lansuar platformën informative shëndetësore online Kosova.health.

Në njoftim theksohet se kjo platformë përmban informacionet e përditësuara lidhur me përhapjen e virusit Covid-19 në Kosovë.

“Pjesë e rëndësishme e kësaj platforme është rubrika “Fol me mjekun”, përmes së cilës ju mund të shtroni pyetje lidhur me shqetësimet e juaja shëndetësore rreth Covid-19 dhe të merrni përgjigjet nga profesionistët e shëndetësisë nëse keni simptoma që kanë të bëjnë me virusin Covid-19. Në këtë platformë mund të gjeni edhe informata të tjera të rëndësishme rreth koronavirusit Covid-19 dhe udhëzime rreth masave parandaluese”, thuhet në njoftim.

Platforma është në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Deri të martën, në Kosovë, shifra e personave të prekur me virusin COVID-19 ka shkuar në 19. Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 150 vende në botë.

Related posts

EKSKLUZIVE: Exit-Polli i Klan Kosovës / VV 38.2%, PDK 22.4%, LDK 20.1% dhe AAK-NISMA 7.6%

dardanianews

Gjermania e humb durimin me Rusinë: Boll me lojëra – Mos harroni, dimë edhe ne të shkatërrojmë

dardanianews

“Me mua ki shumë kujdes”, Turqia vendim të beftë! “I dërgon ushtarët Izraelit”! Përmbysje e madhe

dardanianews