November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sveçla: Ka mjekë nga Serbia që po ndihmojnë Kosovën

Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar mbi 100 teksa një person humbi jetën e 16 nga të infektuarit arritën të shërohen.

Pavarësisht ekipeve të shumta mjekësore kosovare të cilat po funksionojnë në çdo anë të Kosovës, Serbia ka dërguar në Kosovë personel shëndetësorë që të ofrojnë shërbimet e tyre shëndetësore nëpër komunat e Kosovës me shumicë serbe.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla në linjë direkte në RTV Dukagjini tha se një staf mjekësor ka ardhur në mënyrë vullnetare për të shërbyer në Veri të Mitrovicës.

Një staf mjekësor vullnetar ka ardhur në Kosovë të cilët po shërbejnë dhe ndihmojnë në veri të Mitrovicës”, tha Sveçla.

Related posts

Turqia “shkund” Egjeun/ Nis stërvitjen gjigante me 100 anije dhe 14 mijë ushtarë, rritet tensioni me Greqinë

dardanianews

Jam gjallë”/ Snajperisti më i mirë në botë hedh poshtë lajmet e vrasjes nga rusët

dardanianews

Nikolla Sanduloviq: Nëse zgjidhem president Serbisẽ, do ta njoh Kosovën

dardanianews