21.2 C
New York
September 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Halilaj: ”Atentatin ndaj meje e bëri krimineli Sami Lushtaku“

Avokati Gazmend Halilaj e ka drejtuar gishtin kah Sami Lushtaku për sulmin me armë zjarri që iu bë sot para shtëpisë së tij.

Ai për më tepër e ka quajtur edhe kriminel të ftohtë atë dhe tha se për këto deklarata publike është i gatshëm të mbajë përgjegjësi para gjykatës.

Unë u sulmova para shtëpisë sime. Janë kamerat që kanë kapur momentin dhe policia i ka siguruar ato pamje. Ma kanë goditur veturën dhe kanë shtënë me armë në një distancë më pak se 1 metër”.

“Ka qenë së paku dy persona, por ka mund të ketë pasë edhe të tjerë. Kam hyrë në një autoservis dhe kam dalë nga dera e prapme e tij”.

Ai tha se prapa këtij sulmi është i sigurt se qëndron Lushtaku, pasi që sipas tij, për shkak se i ka publikuar keqpërdorimet e fondit të UÇK-së.

“Rastin e kam raportuar publikisht. Janë maskat e Samiut. E kam pasë komandant dhe nuk kam besim te ai prej se kanë filluar skandalet. Është e sigurt. Ata janë njerëz të Sami Lushtakut. Vrasjen në tentativë para shtëpisë sime e ka bërë krimineli Sami Lushtaku. Ai është një kriminel gjakftohtë”.

Related posts

Atifete Jahjaga duke vallëzuar sensualisht, nuk e keni parë kështu më parë!

dardanianews

Lajmi i mirë nga Gjermania: Planifikon t’i kthehet jetës normale me 19 prill, ky është plani i saj

dardanianews

Sot nga ora 21:00 kërkohet të lëshohet kënga e marshit të UÇK’së si protestë ndaj këshilltarit të Kurtit

dardanianews