23 C
New York
July 2, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pacolli: AKR përfundimisht në opozitë!

AKR e Behgjet Pacollit nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re të kryesuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Por Pacolli në një intervistë për Ora News tha se dy votat e AKR në Kuvend do të shkojnë për formimin e kësaj qeverie raporton Gazeta Blic.
AKR mbetet jashtë koalicionit por do të mbështetë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe një qeverisje të mirëfilltë të vendit. Dhe pse do të rrimë në opozitë kemi vendosur se dy votat e AKR do të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie.”

Rrëzimin e qeverisë Kurti e shikon në një moment të papërshtatshëm, por shton se qeveria e tij në 3 muaj nuk ka bërë asnjë akt që shkon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

” Është një akt pak a shumë zhgënjyes dhe kjo ndodh në një moment jo të duhur, kur qytetartët e Kosovës ishin duke u përballur me pandeminë por nuk duhet harruar edhe një fakt.Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë në 3 muaj, të tregojë një akt pozitiv.Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve të Kosovës. Edhe menaxhimin e kësaj pandemie nuk e ka bërë në mënyrën e duhur është duke bërë gabime çdo ditë.Kosova ka nevojë për një ekonomi të mirëfilltë, kemi probleme sociale të mëdha në Kosovë.”

 

 

Related posts

Të ‘gëlltitur’ nga hipopotami, të ‘shqyer’ nga një ari polar – dhe jo vetëm kaq: Rrëfimet e njerëzve që i mbijetuan sulmeve më brutale të kafshëve në botë

dardanianews

KENl ende Nokia 3310, kompania kërkon tia riktheni, ja sa ju shpërbIen

dardanianews

Kushtetuesja mund ta pezullojë Ligjin e Pagave (VIDEO)

dardanianews