3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Çfarë porosie i dërgoi Ibrahim Rugova Adem Jasharit përmes Fehmi Aganit me 22 janar 1998?!

6 maji i vitit 1999 shënon një nga ditët më të vështira për vendin tonë, në ato ditë lufte. Nga regjimi serb u vra profesor Fehmi Agani, njeriu me plot dije dhe vizionar. Njeriu numër dy i LDK-së, pas dr.Rugovës, profesor Agani nga pushteti serb, respektivisht nga  regjimi i Millosheviqit është parë si rrezik për të, andaj edhe e eleminoi atë. Një njeri i heshur në shumicën e rasteve, që fliste rrallë por me vlerë, Fehmi Agani shërbeu si urë lidhëse e komunikimit mes dr.Rugovës dhe Adem Jasharit.

Ndonëse edhe përsonalisht dr.Rugova ka takuar Adem Jasharin, megjithatë Fehmi Agani disa herë ka qenë në Drenicë. Të kujtojmë këtu se pas sulmit të 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, u sulmua familja Jashari. Vetëm pak orë pasi që sulmi ishte zmbrapsur, shumë qytetarë kishin mësyrë Prekazin, e nuk mungonin as liderë të partive politike shqiptare, sidomos të LDK-së, Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu, Hidajet Hyseni, e të tjerë, të cilët ishin pritur në kullë nga vetë Shaban Jashari.

Profesor Agani ka qenë mbasë më “radikal” se dr.Rugova në sensing që me linjën ushtarake ka patur kontakte më të shpeshta, për më tepër edhe në prononcimet e tija anjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e rezistencën ushtarake. Në fakt Fehmi Agani përqafësonte anën tjetër të dr. Rugovës, i cili nuk mund ta shprehte hapur mbështetjen për grupet e armatosura për shkak të rrethanave të kohës, ndërkohë që profesor Agani zgjonte shpesh herë ndërgjegjen e fjetur të perendimit për konfliktin e mundur, për shkak të dhunës dhe represionit serb.

Sot, në përjetorin e tij të 21, profesor Agani kujtohet si njeri ndër intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të shekullit të kaluar, njeriu që fliste rrallë e përmall.Duke njohur kapacitetet dhe aktivitet e tija regjimi serb e eleminoi atë, por asnjëherë idealet e tija, të cilat janë rruga më e sigurtë mbi të cilët Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen e saj.

Related posts

Incident në Beograd, Ambasadori Hill sulmohet verbalisht: Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja

dardanianews

Mustafa-Kurtit: Të pres edhe sot, mund të jemi bashkë përsëri

dardanianews

Koalicionet e balotazhit: Kush kë do ta përkrahë në raundin e dytë

dardanianews