Analisti Liri Loshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pavarësisht se si do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit, të gjithë do ta respektojnë.
Ai është i mendimit se edhe simpatizantët e Albin Kurtit mund edhe të dalin në rrugë për ta përshëndetur, pra sipas tij, nëse është në favor të Kurtit, ku edhe beson se do të kthehen pastaj shpejt në shtëpitë e tyre.
Nëse është në favor të Albinit, besoj se do të kthehen pastaj shpejt në shtëpitë e tyre. Nëse ndodh e kundërta, nuk di çka me ju thanë. Kam frikë se do të vonohen pak. Kushtetutën e kemi për obligim ta respektojmë të gjithë”, shkruan ai.
Loshi ka bërë me dije se Kushtetutën e kemi për obligim ta respektojmë të gjithë.
Ja shkrimi i tij:
Pavarësisht se si do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit, të gjithë do ta respektojnë. Madje, simpatizantët e Albin Kurtit mund edhe të dalin në rrugë për ta përshëndetur.
Nëse është në favor të Albinit, besoj se do të kthehen pastaj shpejt në shtëpitë e tyre. Nëse ndodh e kundërta, nuk di çka me ju thanë. Kam frikë se do të vonohen pak. Kushtetutën e kemi për obligim ta respektojmë të gjithë.
Pushtetin e vërtetë partitë politike e marrin vetëm përmes sovranit.