October 22, 2025
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Edhe mbesa e Osama Bin Ladenit përkujton 11 shtatorin – “Vuajta me ty Amerikë”

Në përvjetorin e 19-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbesa e organizatorit të sulmeve Osama Bin Laden, bëri publike një deklaratë të saj mbi ngjarjen.


“Për nëntëmbëdhjetë vitet e fundit, nuk ka kaluar asnjë ditë që nga ajo ngjarje e tmerrshme e tragjike që unë nuk kam menduar për ty Amerikë, e kam vajtuar privatisht me ty, për të gjitha jetët e pafajshme të humbura”, shkroi Noor Bin Ladin në llogarinë e saj në Twitter. (Ajo përdor mbiemrin e të atit, Yeslam Bin Ladin, gjysmë-vëlla i Osama Bin Ladenit).

Kjo është pjesërisht për shkak të kësaj kthese të pashpjegueshme të fatit që më lidh me këto sulme mizore, por më e rëndësishmja për shkak të dashurisë sime për vendin tuaj”, shkroi ajo.

Ajo shton se “vlerat dhe ndjenjat e saj” janë “diametralisht të kundërta me mbiemrin që ajo mban”.

Krahas nderimit për jetët e humbura, Noor Bin Ladin me shtetësi zvicerane vlerëson gjithashtu rolin e punonjësve të vijës së parë të frontit, ata që humbën jetën më vonë nga ndërlikimet me shëndetin si pasojë e sulmit si dhe për të mbijetuarit që humbën të dashurit e tyre.

Noor Bin Ladin është vajza e Carmen Dufour, një shkrimtare zvicerane dhe Yeslam bin Ladin, gjysmë-vëlla i Osama Bind Ladenit, në moshë më të madhe. Prindërit e saj u divorcuan në vitin 1988. Ajo dhe dy motrat e saj u rritën në Zvicër. Noor Bin Ladin ishte 14 vjeç në 11 shtator të vitit 2001.

“Ndihesha e shkatërruar”, tha ajo për gazetën New York Post.

“Shkoja në Shtetet e Bashkuara me mamanë time disa herë në vit prej moshës 3 vjeçare e në vazhdim. I konsideroja Shtetet e Bashkuara shtëpinë time të dytë”, thotë ajo.

Noor Bin Ladin, e cila ka ruajtur një profil të ulët publik, fitoi famë më 6 shtator kur publikoi një letër në mbështetje të Presidentit të SHBA-së Donald Trump./voa

https://help.twitter.com/en/twitter-for-websites-ads-info-and-privacy

 

Related posts

Zyrtarë të Koresë së Jugut thonë se Kim Jong un është ‘gjallë dhe mirë’

dardanianews

Rusia kërkon derën për të dalë nga katrahura ku është futur, flet për paqe në Ukrainë

dardanianews

Ish-ministri rus zbulon kohën e saktë kur Vladimir Putin do të përdorë armët bërthamore

dardanianews