18 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëShqipëri

Abuzon me kunatën minorene/ Denoncimi i 11 vjeçares: Ngjarja ndodhi ditën që motra shkoi për të lindur në maternitet

“Motrën e dërguan në maternitet për të lindur, ndërsa burri i saj u kthye në shtëpi dhe më abuzoi”.

Me të emën që i mbante duart për ta inkurajuar, një 11 vjeçare me banim në Tiranë denoncoi burrin e të motrës si përdhunues. E mitura u bind se
duhej ta tregonte abuzimin seksual menjëherë sapo kunati u largua si emigrant në Greqi.

Burimet e prokurorisë së Tiranës tregojnë për Top Channel se shtetasi me inicialet K.Z është shpallur në kërkim pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave. Fëmija banonte shpesh tek e motra tregojnë burimet, pasi e ëma ishte e divorcuar.

Sipas një burimi zyrtar janë administruar të dhënat në maternitet për të konfirmuar dëshminë e fëmijës, ndërkohë që janë marrë edhe dëshmi të së motrës.

Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11 vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen.

“Mami më ka kapur burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje” është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë.

Top Channel

Related posts

Deklarata e Lubonjës: Pas goditjes së Berishës, nëse shkarkohet Meta, Rama do të vendosë regjimin e tij në Shqipëri

dardanianews

Tronditet Skënderaj: Një person vritet brenda një kafeje, tre të tjerë plagosen – njëri është në gjendje të rëndë

dardanianews

Princit të mafies që po investonte në Shqipëri i sekuestrohen qindra milionë euro!

dardanianews