January 7, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

A është shkarkuar nga pozita e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi? Përgjigjet Richard Grenell

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hedhur poshtë lajmet për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

Në media të ndryshme online, por edhe në rrjetet sociale, gjatë ditës qarkulloi një lajm se Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti i “Albanian American Civic League” në SHBA, i konfirmonte një shtetasi shqiptar shkarkimin e Grenell. Më vonë, postimi në rrjetet sociale u fshi.

“Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme të rreme”, tha Grenell në një komunikim me gazetarin e A2, Xhevahir Qardaku.

Image

Richard Grenell mban postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe që prej 20 shkurtit 2020, është emëruar edhe drejtor i përkohshëm i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare nga presidenti Trump.

 

Related posts

Tragjike: Ndërron jetë futbollisti i ri kosovar, pasi pësoi atak kardiak në fushë

dardanianews

I riu nga Kosova largon flamurin serb në Vlorë, dikujt aty i mbeti hatri me këtë veprim

dardanianews

Albin Kurti publikon fotografinë e paparë të Ukshin Hotit, këto janë fjalët e tij

dardanianews