December 26, 2025
DardaniaNews
Lajme

A janë këta themeluesit e vërtetë të UÇK-së apo ata që propagandojnë ende?! A e kishte pjesa më e madhe e UÇK-së komandant Suprem Rugoven!?

Shkruan: Idriz Morina

Kush janë themeluesit e vërtetë të UÇK-së?
Këtu në foto e shihni atdhetarin e pashuar Sali Çekajn, njëri nga bashkautorët e planit për thyerjen e kufirit në Koshare në vitin 1999, dhe me armë në krah në vitin 1991 në ushtrimet ushtarake në Shqipëri.


Njëri nga këta të dy është gjallë, për të rrëfyer edhe të gjithë procesin e nisur në 1991, dhe të vazhduar në luftë. Ai është i pari majtas Zymer Lulaj, me armë në krah me uniformë ushtarake.
Po ashtu në foton tjetër ku shihen dhjetëra veta në Shqipëri, janë në mesin e tyre po Sali Çekaj dhe Zymer Lulaj, me pjesëtarët e Grupit të Parë Gueril, të stërvitur në Shqipëri, që drejtohej nga Sali Çekaj, sipas marrëveshjes së LDK-së me udhëheqjen e Shqipërisë, ku u strëviten mbi 50 veta.
Në foton e dytë, ku shihni Sali Çekajn në mes, djathtas ushtari Mustaf Halitaj (nuk ishte pjesë e grupeve guerile) dhe majtas është sërish Zymer Lulaj, po të njëjtit që u stërviten në Shqipëri për luftë, dhe tashmë janë me uniformën e UÇK-së në vitin 1998.
Po dy nga gjeneralët që nuk shihen në foto, që me mburrje e thanë në intervistën televizive në debat, ushtarakët e karrierës Fadil Hadërgjonaj dhe Gëzim Hazrolli, se ushtarët e UÇK-së ishin mbi 90% të LDK-së, a nuk e konfirmon historinë e vërtetë se jo vetëm luftën paqësore, por edhe luftën e dominoi, e bëri LDK-ja.
A nuk e rikonfirmoi Anton Quni, po në të njëjtën intervistë – debat televiziv në Tv Dukagjini, se formacionet ushtarake të luftës që udhëhiqeshin nga insitucionet e luftës komandant Suprem e kishin presidentin Ibrahim Rugova.
Këtë argumentim të njohur historik, por që pak veta e artikulonin, disa ushtarakë, dhe unë në shkrimet e mia kritike!
Që të tre këta luftëtarë janë historia e vërtetë e Kosovës, dhe e LDK-së, që garojnë edhe për deputet, së bashku edhe me figura të tjera të shquara të luftës!
Historia nuk mund të falsifikohet, pavarësisht trillimeve, pavarësisht akuzave të pandërprera deri edhe në ditën e vdekjes së Rugovës, se ai me LDK ishin kundër luftës dhe bashkëpunues me Serbinë, pavarësisht dhunës sistematike ndaj LDK-së, e ballafaqur edhe me vrasje, plagosje, rrahje, torturim, keqtrajtim kufomash, vetëm e vetëm për ta përmbysur historinë, shtrembëruar atë dhe për të arritur ndikimin dhe kontrollin, nga e majta, prej së cilës rrjedh edhe Vetëvendosje!
Të njëjtin diskurs që dikur e udhëhiqnin të majtat e ilegales dhe të dala nga ilegalja për LDK-në, të njëjtin diskurs e udhëheq sot Vetëvendosje, me dallimin se ajo sot e bën nga pozitat në pushtet!


Akuzuesit e tillë ekstrem vet janë të përfshirë në tradhtitë kombëtare tashmë 30 vjet, si e dëshmoi VV-ja me Albin Kurtin me Marrëveshjen e 27 shkurtit 2023 në Bruksel dhe Aneksin e Ohrit në mars 2023, duke bërë marrëveshjen më të keqe historike në dobi të serbëve!
Kjo marrëveshje përveç se si dokument i BE-së, tashmë është bërë ligj për SHBA-në!

Related posts

Arkeologu polak dridhί gjithë botën me këtë seκret: Ja pse Evropa nuk e pranon Shqipërinë në BE…

dardanianews

Të shtunën në Podujevë bëhet zbulimi i shtatores së ish-presidentit Rugova

dardanianews

Rigon Berisha ka nevojë për ndihmë, familjes i duhen 33 mijë euro për shërimin e tij

dardanianews