-7.1 C
New York
December 22, 2024
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

A po fillon diçka në mes Meritonit dhe Rikes? (VIDEO)

Pas eleminimit të Ilnisa Agollit nga “Big Brother VIP3”, Meriton Mjekiqi, është ndier i vetëm në këtë garë për të fituar çmimin e madh.

Së fundmi, moderatori i ka kërkuar falje Rike Roçit, për të gjitha gjërat e padrejta që ia ka bërë asaj, ndërsa tha se e vlerëson shumë sepse është njeriu i tij.

“Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot,” – u shpreh Rike, e cila tregoi që pavarësisht se akoma nuk i ka harruar inatet që ka me të, modeles i vjen keq ta shikojë Meritonin në këtë gjendje.

Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…”,- i tha banori i penduar, megjithëse Rike u shpreh se do të flasin sapo të dalin jashtë.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: “Ty të vlerësoj, të falenderoj. Më fal për çdo gjë, nga dita e parë deri më tani të kërkoj falje 1000 herë”.

Rike: “Unë kam inatet e mia.  Më vjen keq të shikoj kështu, dua të të shikoj kështu”.

Meritoni: “Kalon. Kemi kaluar shumë gjëra por këtë Big Brother kam përjetuar shumë gjëra”.

Rike: “E kishe menduar kështu”.

Meritoni: “Se kisha menduar asnjëherë. Në këtë shtëpi jam prekur te njerëzit e mi më të dashur.

Njerëzit nga jashtë nuk e kuptojnë ndoshta, por emocionet dhe ngjarjet që zhvillohen këtu janë ndryshe. Ti je njeriu im”.

Rike: “Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot”.

Meritoni: “Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…”.

Rike: “Më ke ngacmuar”.

Meritoni: “Të kërkoj falje për ngacmimet dhe për Vesën”.

Rike: “Do flasim më lirshëm se s’mundemi para kamerave”.

 

 

 

 

 

Related posts

Olsa Muhameti tregon se kur fillon ‘Big Brother VIP Kosova 3’

dardanianews

Gresa dhe Andi kanë kryer marrëdhënie intime Brenda BBVK?

dardanianews

Santiana merr këto mesazhet nga familja

dardanianews