3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

A u diskutua në mbledhjen e LDK-së dorëheqja e Zemajt?

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë në të cilën është diskutuar situata politike në vend dhe gjendja me COVID-19.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se nuk është diskutuar shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, pas rasteve të fundit.

Por, ai vet tha se është që masat të merren pasi situata me Covid po del jashtë kontrollit.

“Kryesia e LDK-së sot është mbledhur me ftesë të kryetarit për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon vendi. Është diskutuar edhe për nevojën e domosdoshme që të kalojë buxheti i Kosovës në mënyrë që të fillojnë aplikimi i masave dhe buxheti të realizohet për masat anti-covid. Gjithashtu, edhe për situatën e përgjithshme politike pas publikimit nga Gjykata Speciale të komunikatës e cila gjithsesi që ka shkaktuar një traumë në jetën institucionale të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se në këtë mbledhje kanë diskutuar edhe rastet e fundit të vdekjen në Klinikën Infektive.

“Janë komentuat edhe ato dhe besoj që sot gjatë ditës edhe Qeveria e Kosovës do të mblidhet, kryeministri veç ka bërë të ditur një njoftim publik për një mbledhje që ka me krerët institucional nga shëndetësia…Nuk e kisha komentu, sepse kjo po besoj i takon vet kryeministrit dhe sot do të deklarohet pas takimit që ka me ekspertët më të mirë të fushës së shëndetësisë. Ajo çka mund të them është vetëm mendimet e mia personale që masat duhet të merren sa më shpejt sa më urgjent, do të thotë gjendja po eskalon. Kjo ka të bëjë pikë së pari me lehtësimin e masave, do të thotë qeveria Kurti para dorëzimit të detyrës ka dorëzuar dhe ka liruar të gjitha masat, ka kaluar pak a shumë prej fazës së parë në fazën e tretë dhe kjo ka shkaktuar edhe këto çka po i shohim”, tha ai.

Përkundër rritjes së rasteve me Covid dhe të vdekjeve, Abrashi tha se nuk e kanë diskutuar shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nuk është diskutuar, kemi folur për ato që i përmenda, le të themi çështjet që ndërlidhen me stabilitetin institucional pas publikimit të komunikatës nga Gjykata Speciale dhe nevojën e domosdoshme që të kalojë buxheti në kohë rekorde, mundësisht nesër, gjatë kësaj jave”, tha ai.finfe

Related posts

Senzacioni i TikTok-ut, Hasbulla fotografohet në një ‘Rolls-Royce’ me vlerë 1.2 milionë euro

dardanianews

Sondazhi i fundit për Prishtinën deri të dielën: Arben Vitia vs Përparim Rama?

dardanianews

Vjen reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit pas shkarkimit të saj

dardanianews