7.2 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, ka deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

Hoxha ka thënë se para disa javëve në ndejë së bashku me kolegët e tij, e kishte dëgjuar këtë informacion, por i njëjti është shprehur se nuk i kishe marrë seriozisht.

Konkursi është i hapur, sot ose nesër përfundon në ora 16:00 për drejtor të televizionit. Me të thënë të drejtën, para disa jave në një ndejë me kolegë, e kam dëgju kështu si informatë, por nuk e mora seriozisht. Thanë që Krasta do vjen si drejtor, thash “lenë mos bëni hajgare”.

“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht, ka thënë Hoxha në një intervistë përball Ilir Mirenës në Periiskopi.

 

Related posts

Çka nëse je në plazh me familje dhe në çadrën tjetër është Albini? Kështu përgjigjet Hoti

dardanianews

Luana Vjollca thekson vijat trupore në foton me bikini

dardanianews

Ekspertët s’presin pushtim të plotë të Ukrainës, ja çfarë parashikojnë nga Rusia

dardanianews