1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Aeroplani me udhëtarë shqiptarë goditet nga rrufeja

Një aeroplan i nisur nga Aeroporti i Tiranës është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht ka arritur që të rikthehet në pistë dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Pamjet i ka shpërndarë gazetari Venhar Isufi.

“Para pak qastesh, ky aeroplan eshte goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dergoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja.  Fatmiresisht, ani pse nje numer i madh i udhetareve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa deme ne njerëz”, ka shkruar.

“Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene trondites!  Aeroplani tashme eshte kthyer perseri ne Aeroportin e Tiranes, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejur kete ngjarje te behet me e madhe”, përfundoi Isufi.

 

Related posts

Lumir Abdixhiku e konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK’së

dardanianews

Drilon Gashi flet pas lirimit nga detyra, ka një mesazh për “dushmanët”

dardanianews

Krahasimi që Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve me Kosovën duke thënë dy rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia në bazë të precedentit të Kosovës, kanë shkaktuar neveri në Serbi. Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiq, kanë shpërthyer me ballina anti-Putin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën. Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij. Siç mëson media serbe “Blic”, Vuçiq do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, ku do të merret me deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës. Vuçiq pritet të flas edhe furnizimin me gaz rus për Serbinë, veçanërisht në kuadër të ndërprerjeve të furnizimit nga Bullgaria fqinje. Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, nga ato që tha Putin. Tutje, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

dardanianews