1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Afrimiteti me Bucin që trazoi lidhjen e Santianës, ky është i dashuri i saj

Që nga momenti kur banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana deklaroi se është tash e disa vite në një lidhje dashurie, ngjalli kureshtjen e shikueseve të këtij formati se kush është djali që ka arritur ta marr zemrën e saj.

Kjo kureshtje vazhdoi të rritej edhe më shumë pas afrimitetit të Santianës me Bucin, ku dyshja sipas publikut kanë pëlqim e afeksion të madh për njëri-tjetrin.

Së fundmi në rrjetin social “X” është publikuar një fotografi e Santianës në krahët e partnerit, që siç ka deklaruar vetë ajo brenda shtëpisë quhet Lirim.

Deri para lojës me Bucit, në llogarinë e Santianës në rrjetin social “Instagram” që momentalisht menaxhohet nga i dashuri i saj, ka qenë edhe një “instastory” e duarve të dyshes, foto kjo e cila u largua pas afrimitetit të Santianës me Bucin.

Para disa kohësh u publikua edhe një tjetër fotografi e dyshes pranë këngëtarit të njohur dhe njëherit ish-fituesit të Big Brother VIP Albania 2, Luizit, pamje kjo që nuk e konfirmonte lidhjen e tyre.

/

Related posts

Pas kaq kohe vuajtje e fjalë të lloj-llojshme për të, më në fund Violetë Kukaj merr lajmin e madh

dardanianews

Ja çka i bëri Kides, i dashuri i Dubait!

dardanianews

Nga oborri i ‘Big Brother’ këta persona po i tregojnë Xhenetës së Gjesti është në ‘BBVA’

dardanianews