December 24, 2025
DardaniaNews
FeaturedShowbizSport

Analistja Avdiu merr lëvdata në Serbi për kritikat ndaj Xhakës, mediumi serb i kushton artikull të veçantë

….

Kritikatat e analistes Zana Avdiu drejtuar kapitenit të Zvicrës, shqiptarit Granit Xhaka kanë bërë bujë tanimë edhe në Serbi.

Avdiu e kritikoi rëndë Granit Xhakën për veprimin e tij në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Serbisë duke e quajtur “akt prej një rrugaçi”.

Pas këtyre deklaratave, Avdiu mori edhe shumë mesazhe kërcënuese nga komentuesit.

Në përkrahje të deklaratave të Avdiut doli edhe mediumi serb “Telegraf.rs” të cilët i kushtuan artikull të veçantë rreth kërcënimeve që mori ajo.

“Një gazetare në Kosovë kërcënohet me vdekje pasi dënoi sjelljen e turpshme të Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë” – thuhet në titullin e artikullit.

Më tutje, mediumi serb shkroi se Avdiu ishte ndër gazetarët që dënoi “provokimet” e Granit Xhakës ndaj përfaqësuesve të Serbisë në Botëror.

Kujtojmë se gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi, trajneri serb, Dragan Stojkoviq dhe tifozët serbë fyenin rëndë popullin shqiptar, për të cilën FIFA ka hapur procedurë disiplinor. Gjithashtu, tifozët serbë bënin thirrje në kor për vrasjen e shqiptarëve./Demokracia.com/

Related posts

a pse u nda Violetë Kukaj nga bashkëshorti i saj? Flasin ish-kunatat e saj?

dardanianews

U kritikua ashpër që e përmendi nënën e Ramush Haradinajt, Fitore Pacolli reagon përsëri

dardanianews

Kështu e pritën Efin prindërit dhe partneri pasi u eliminua nga “BBV”

dardanianews