5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Anëtari i NISMËS që u arrestua për shkak të Kurtit, tash në ‘bela’ me diasporën

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate që ishte bërë i njohur pas arrestimit nga Policia e Kosovës pasi e kërcënoi kreun e LVV’së, Albin Kurtin është lajmëruar edhe njëherë.

Kësaj radhe, kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate ka pasur kritika për diasporën.

 

Ai ka propozuar që mërgatës të ju ndalohet me ligj vota në Kosovë, duke i quajtur të paditur.

 

Hoti ka shkruar në Facebook se po ta donin mërgimtarët vendin kaq shumë, do të kishin ardhur për të luftuar.

 

Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit. Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijet e juaj. Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mengjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë. Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë”, ka shkruar ai.

Hoti ishte arrestuar me datë 29 dhjetor të vitit të kaluar, pasi që përmes një postimi në Facebook e kishte kërcënuar Albin Kurtin.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”, kishte shkruar Hoti.

Image

Related posts

“Truri” i Putinit: Tërheqja nga Kievi e përkohshme, po humbëm luftën e gjithë bota shkrumbohet!

dardanianews

Thellohet tragjedia në Serbi! Shkon në 13 numri i të vdekurve, Daçiç: Mes viktimave një fëmijë 6-vjeçar

dardanianews

Putin kërcënon Evropën: Nuk ua lëshoj gazin, pa i hequr sanksionet!

dardanianews