27.4 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Sociale

Arbeni nga Ferizaj ka nevojë urgjente për ndihmën e qytetarëve, për t’i shpëtuar jetën

Një thirrje për ndihmë po shpërndahet këto ditë për 43-vjeçarin Arben Rrahmani nga fshati Pleshinë i Ferizajt, i cili ndodhet në gjendje kritike në një spital në Itali.

Prej më shumë se dy javësh, Arbeni është i shtruar në repartin intensiv dhe është diagnostikuar me probleme të rënda shëndetësore: dështim kardiak kongjestiv, hipertension të rëndë pulmonar dhe BPCO emfizematoze – sëmundje që kanë prekur rëndë zemrën dhe mushkëritë e tij.

Sipas mjekëve, shpresa e vetme për mbijetesë është një transplant urgjent i zemrës dhe mushkërive, ndërsa kostoja për këtë ndërhyrje jetike arrin në 240 mijë euro – shumë të papërballueshme për familjen.

Familjarët i bëjnë thirrje gjithë qytetarëve, institucioneve dhe komunitetit mërgimtar të tregojnë solidaritet dhe të ndihmojnë me aq sa munden. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes.

KLIKO KETU, LINKU PER NDIHMË

https://www.gofundme.com/f/arbeni-kerkon-ndihmen-tuaj-arben-wants-your-help?utm_campaign=natman_sharesheet_dash

Related posts

Pamjet/ Nuk e pa fare kamerën, infermierja serbe nis të zhvishet në sy të të gjithëve

dardanianews

Burri nga Skënderaj kërkon nuse me shpallje në mes të rrugës, e telefonova dhe mora përgjigje të çuditshme

dardanianews

Ndihmat sociale iu ndalën, Selvije Haliti: Nuk kam me çka ta gatuaj drekën e Bajramit

dardanianews