November 13, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Arbenita e ashpër me Unikkatilin, e quan burrec

Po vazhdon “drama” mes modeles Arbenita Ismajli dhe reperit Unikkatil.

Modelja Arbenita Ismajli e ka quajtur Unikatilin “burrec”  në një Instastory të publikuar.

Po ashtu i ka kërkuar që të mos merret më me të, pasi i thotë se ai “e ka filluar gjithë këtë”.

Reperi e ka mohuar se i ka shkruajtur modeles. Ai tha se biseda me të ishte e montuar dhe se kjo mund të vihet re nga tiku blue që verifikon llogarinë e reperit në Instagram.

I njëjti e quajti modelen “lladup”.

Më pas ajo ka publikuar mesazhin e shkëmbyer me reperin.

Fillimisht ishte modelja që publikoi një bisedë private me Unikkatilin, por më pas ky kaloi në ofendime duke e quajtur modelen “lladup”.

Related posts

Nga aktori amerikan Tom Hanks, te trajneri i Arsenalit, ja VIP-at e infektuar me koronavirus

dardanianews

Gjesti shpallet i preferuari i publikut bashkë me dy të tjerë, e fitojnë këtë avantazh

dardanianews

Anita Haradinaj shoqe e ngushtë me këtë yll të muzikës

dardanianews