7.2 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Arbri me mesazh të fortë pas fitores së Gjestit: Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

Gjesti ka triumfuar në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke u shpallur fitues i këtij sezoni dhe rrëmbyer zemrat e publikut me rrugëtimin e tij emocional.

Në momentin që u lexua emri i tij si fitues, ai nuk i përmbajti emocionet – u ul në gjunjë, i pushtuar nga ndjenja e fortë e mirënjohjes dhe gëzimit.

Pak çaste përpara se të ngjitej në studio për të falënderuar publikun për përkrahjen, opinionistët ndanë komentet e tyre për përvojën e Gjestit brenda shtëpisë.

Arbri, një nga opinionistët e emisionit, i dha fitores së tij një domethënie të veçantë, duke e lidhur me përfaqësimin e Kosovës dhe mesazhin që ai përcolli gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Gjysma jonë më e mirë, Kosova, mori atë që e meritonte. Gjesti, për mendimin tim, ai dha një mesazh shumë të madh, i cili mund të përshkruhet në një fjali: Edhe atëherë kur jeta të vendos në vështirësi shumë të mëdha, ulesh në gjunjë, por nuk dorëzohesh, çohesh, vjen në Shqipëri dhe del fitues,” u shpreh ai.

Related posts

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

dardanianews

Nga shumat e majme që kanë firmosur te kërkesat e çuditshme, zbulohen kontratat e “Big Brother”! Më e paguara është Olta Gixhari, ndërsa Luiz Ejlli…

dardanianews

Kallashi mbetet pa punë, e mbyllë me klubet?

dardanianews