September 16, 2025
DardaniaNews
HistoriLajme

At Gjergj Fishta – Prifti që ruajti Xhaminë e Lezhës

Në historinë e popullit tonë, ka momente që dëshmojnë më shumë se çdo fjalë se sa e thellë ka qenë ndjenja e bashkimit kombëtar përtej dallimeve fetare. Një nga këto momente lidhet me figurën e madhe të At Gjergj Fishtës, poetit kombëtar, mendimtarit dhe françeskanit të shquar.

Tregohet se një grup katolikësh në Lezhë, të nxitur nga pasionet e kohës, kishin vendosur të digjnin xhaminë e qytetit. Kur lajmi i këtij qëllimi i mbërriti At Fishtës, ai nuk qëndroi indiferent. Me të rënë terri, shkoi vetë tek xhamia për ta mbrojtur.

Kur ata mbërritën për ta vënë zjarrin, u ndeshën me At Fishtën. Të habitur, i thanë:
“Si more At, ti edhe prift edhe hoxhë?”

Por Fishta iu përgjigj qetë e me urti:
“Jo, unë jam prift. Por meqë Hoxha kishte disa punë në Shkodër, më tha mua ta ruaj xhaminë, se edhe kjo është shtëpia e Zotit për shqiptarët.”

Kjo fjali e thjeshtë e Fishtës e ndali turmën dhe mbeti e gdhendur në kujtesën historike si një mësim i madh. Për Fishtën, Zoti ishte i njëjtë për të gjithë, dhe faltoret – qofshin kisha apo xhami – janë pasuri të kombit, të mbrojtura me të njëjtin përkushtim.

Ky episod e paraqet At Gjergj Fishtën jo vetëm si poetin e madh të “Lahutës së Malcis”, por edhe si prijës shpirtëror dhe moral të shqiptarëve, që me fjalën e tij të urtë mbrojti unitetin kombëtar dhe shpëtoi nga shkatërrimi një monument të besimit.

At Fishta na mëson se feja është dritë për shpirtin, por kombi është strehë për të gjithë – dhe vetëm duke i mbrojtur njëri-tjetrin, shqiptarët do të mbeten të pathyeshëm.

AbcNews Kosova

#Bashkëjetesafetareshqiptare

Related posts

Takohen Rama e Thaçi, pozojnë “vëllazërisht” para flamurit kombëtar

dardanianews

SHBA: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

dardanianews

Agim Veliu i shpalli tradhtar- Shala: Unë jam LDK, zërat janë mendime personale

dardanianews