0.5 C
New York
February 6, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Axhës as varrin s’ia dimë, preku plagë të hapura”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit!

Një debat i fortë verbal mes Jozit dhe Gjestit menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother Vip Albania të së martës, ka degraduar me ofendime të rënda nga Jozi në drejtim të Gjestit, duke i thënë “Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve”.

Si pasojë e ofendimeve, “Vëllai i Madh” vendosi përjashtimin menjëherë nga gara të Jozit. Top Channel ka pasur një komunikim ditën e sotme me grupin e menaxherëve të Gjestit, i cili ka reaguar për këtë rast dhe ka treguar sesi është përjetuar kjo deklaratë nga familjarët e tij.

Në këtë komunikim, grupi i menaxherëve të Gjestit kanë deklaruar se familjarët e tij janë prekur shumë nga ky etiketim, duke shtuar se ata janë një familje dëshmorësh dhe kjo është një fyerje tepër e rëndë dhe e dhimbshme.

Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën për Top Channel.

Related posts

Për’puthen” po vjen, audicionet vijojnë! Megi Pojani zbulon pak nga konkurrentët e këtij sezoni: Disa prej tyre më thonë…

dardanianews

Alba sot vishet me vello të bardhë 🥰

dardanianews

Kallashi mbetet pa punë, e mbyllë me klubet?

dardanianews