Por me daljen e tij, pati dy hyrje të reja, Gerti dhe këngëtari Lorenc Hasrama.
Ky i fundit del të jetë jo krejt i panjohur për vajzën e Sabianit, banoren Kejsi Medini.
Sipas Anaidit, Kejsi dhe Lorenci kohë më parë kanë pasur një lidhje dashurie.
Por, mbetet të shihet se çfarë dinamika të reja do zhvillohen brenda lojës, pasi nga ana tjetër, Kejsi tanimë veçse ka krijuar një raport të veçantë me njërin nga banorët aty, Krist Aliaj, gjë që ishte dhe arsyeja e futjes së babait të saj në këtë format./Reporteri.net/