Një person në Prishtinë ka dërguar në stacion policor vajzën e tij të mitur, pasi të njëjtën e gjeti në dhomë me një djalë, po ashtu të mitur.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se babai i ka gjetur 14-vjeçaren me të dashurin e saj në dhomën e këtij të fundit dhe për shkak të dyshimeve se ata kanë mundur të kryejnë marrëdhënie seksuale, ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Por këtë e kanë mohuar të miturit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale bashkë.
Në kuadër të veprimeve hetimore, vajza e mitur është dërguar për ekzaminime mjekësore gjinekologjike, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 17-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Sulm seksual’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.