-3 C
New York
December 15, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Befason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?

Stilistja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova, ka befasuar ndjekësit e saj në Instagram me një video të fundit të publikuar në InstaStory, ku tregon një moment të përbashkët me miqtë e saj.

Ajo shihet duke pirë kafe me dy miq, por ajo që i ka lënë të gjithë të habitur është mënyra se si e përshkruan shoqërinë e saj, duke folur për qëndrimet e tyre të ndryshme në politikë.

Në video, Blerina prezanton miqtë e saj dhe veten si “tri botë të kundërta” kur bëhet fjalë për preferencat politike, pasi njëri prej tyre është përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tjetri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe i treti është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Por ajo që ka shkaktuar më shumë reagime është kur Blerina sugjeron se ajo vetë është simpatizuese e partisë së tretë, Vetëvendosje.

Kjo ka ndodhur në momentin kur ajo në vidoe prezanton dy miqtë e saj si njëri përkrahës i PDK-së dhe tjetri i LDK-së, duke zgjuar kështu automatikisht aludimet se ajo është pjesëtarja e asaj shoqërie që përkrah partinë tjetër, në këtë rast VV-në.

Kjo vjen si çudi për fansat e Blerinës, e cila është nuse e familjes Rugova, kryefamiljari i së cilës (presidenti i ndjerë historik Ibrahim Rugova) ka qenë themelues i LDK-së dhe dy nga fëmijët e tij, kunati dhe kunata e Blerinës në këtë rast, Teuta dhe Uka, kanë qenë deputet të LDK-së ndër vite.

Megjithatë, videoja e Blerinës ka bërë që fansat të pyesin për orientimin e saj politik, duke sugjeruar se ajo mund të ketë përkrahje tani ndaj VV-së, parti që ka pasur një rritje të madhe në popullaritet vitet e fundit.

Familja Rugova (Foto: Blerta Kllokoqi Rugova/Facebook)

Po ashtu, kjo video vjen në një kohë kur familja Rugova është në qendër të spekulimeve për zgjedhjet e ardhshme. Motra e Blerinës, Blerta Kllokoqi Rugova, ka qenë e aluduar si një nga kandidatet e mundshme për deputete, megjithëse deri tani emri i saj nuk është shfaqur ende në asnjë listë zyrtare.

Ajo që është e sigurt, është se me këtë video, Blerina ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të saj, duke lënë pas një pyetje të madhe: A ka ndodhur një ndryshim në preferencat e saj politike, dhe çfarë mund të ndodhë me familjen Rugova në zgjedhjet e ardhshme? /Telegrafi/

Related posts

Don Xhoni shfaqet në shoqëri të pornostares së famshme shqiptare

dardanianews

Adelina Ismaili paralajmëron diqka të re

dardanianews

Biznesi që po merr në “qafë” vajzat shqiptare, “Piranjat” sjellin vuajtjet e grave që martohen fiktivisht në këmbim të parave

dardanianews