3.4 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Bekim Jashari: Jam i lënduar nga populli im, për të cilin familja ime ka dhënë jetën

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, është deklaruar pas kritikave që pranoi në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se fyerjet e ulëta që i janë bërë për shkak të disa deklaratave të tij, e kanë prekur mjaft shumë.

“Unë nuk e di çfarë ju ka bërë juve Bekim Jashari, gjeni një fakt që i kam bërë diçka të keqe dikujt, po nuk ka. Si ka mundësi krejt këta politikanë të tjerë të jenë më të mirë se sa djali i Hamëz Jasharit, unë që kam ardhur në këtë pozitë edhe pa dëshirën time, jam i lënduar nga populli im, populli për të cilin familja ime ka dhënë jetën”, ka thënë Jashari në Kanal 10.
Bekim Jashari është në krye të Komunës së Skënderajt nga zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, derisa më herët kjo komunë udhëhiqej nga Sami Lushtaku, tani nënkryetar i PDK-së.
Jashari nuk gjeti përkrahjen e të gjithë aktorëve politikë në kandidimin e tij për kryetar të Skënderajt, por që kritikat ndaj tij nuk ndaluan as tani.

 

 

Related posts

Gruaja që u dhunua seksualisht gjatë luftës nga serbët, reagon për ftesën ndaj Bregoviçit: Përse Korça ime..

dardanianews

Video/ Trupat ruse futen në territorin e Ukrainës

dardanianews

Ndahet nga jeta moderatorja e njohur Linda Imami

dardanianews