28.3 C
New York
July 31, 2025
DardaniaNews
Lajme

Berat Buzhala shkon në Hagë, reagon Naim Miftari, ia përmend deklaratën kur frikësohej nga vrasja prej Hashim Thaçit

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj Berat Buzhalës, i cili ishte për vizitë në Hagë të Hashim Thaçi.

Miftari ia përmend deklaratën e Buzhalës i cili kishte deklaruar se po dëshiron ta vrasë Hashim Thaçi.

Po ashtu, Miftari flet edhe për burgosjen e babait të Buzhalës, ku priste Berati gjatë luftës para burgut të Likovcit.

Postimi i plotë:

Berat, tërë jeta jote po të kalon duke pritur para ndonjë burgu. Dikur, sipas teje, prisje para Shtabit të Përgjithshëm në Likovc, pastaj para burgut të UÇK-së me tulla të kuqe në Rakovicë, ku shkoje me një traktor të dobët ngjyrë hiri, duke pritur të merrje vesh për fatin e babait tuaj, Bashorin, i cili gjatë luftës së vitit 1998 kërkonte ndihmë nga Milicia Serbe në Klinë. Ai ishte shpëtuar nga më e keqja nga dëshmori Mujë Krasniqi!

Ndërsa sot, në vitin 2024, po pret para burgut të Hagës për të takuar liderin politik të UÇK-së, atë që në vitin 1998 në Likovc donte të pushkatonte babanë tënd, dhe para disa viteve, saktësisht më 24 tetor 2018 në ora 20:29, deklarove se donte të vriste edhe ty. Tani ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket Berat, i ke ngatërruar mjaft shumë baballarët gjatë këtyre viteve! /botasot.info/

Related posts

“Azil politik”, rrenë/ Tahiraj për Halitin: “Nën uniformën e UÇK-së dhe i maskuar kërcënoi Presidentin Rugova me ligjet e luftës për tradhti”

dardanianews

Haki Abazi nuk përmbahet: E quan Isa Mustafën komunist parazit dhe e krahason me Rrahman Morinën

dardanianews

Fëmijët, varësi nga TikTok, pas vdekjes në Shkodër, shumë prindër në Shqipëri janë alarmuar

dardanianews