January 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, tani Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë

Laert Vasili ditën e djeshme (e diel) zhvilloi një debat të ashpër me Gjestin, ku përfshiu edhe fenë islame.

“E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, ka qenë deklarata e tij që nxiti reagime edhe në rrjet.

Me këtë përfshiu edhe myslimanët, ku u cilësua si një deklaratë e papranueshme e madje u kërkua edhe që të përjashtohet nga formati.

Një ditë më vonë, duket se aktori shqiptar ka ndërruar mendje në lidhje me këtë.

Ai i është afruar këngëtarit pejan, i ka kërkuar falje, e mes tjerash i kërkoi që të falen bashkë.

Në videot që kanë qarkulluar në TikTok, Laerti i thotë që të luten së bashku për gjithë Shqiptarinë.

Gjesti nga ana tjetër nuk e refuzoi, derisa po vazhdonin në oborr të falnin namazin.

Shumë nga ndjekësit thanë se kjo u bë me qëllim për të pastruar imazhin nga ajo që ndodhi mes tyre.

Related posts

Atilla në lidhje me Rovenën apo Ilnisën? (VIDEO)

dardanianews

Ermal Mamaqi mesazh mbështetës për Heidin në BBV3, reagon keq Jul Deda

dardanianews

Sondazh deri të premten, votoni fituesin tuaj?

dardanianews