11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme nga Bota

Biden: Çmimet e naftës po shënojnë një rënie rekorde

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se administrata e tij ka marrë vendim për të lëshuar në trego nga një milion barela naftë në ditë. Kjo sasi e naftës, sipas presidentit, do të merret nga rezervat shtetërore.

Si rezultat i kësaj, sipas tij, çmimet po regjistrojnë një rënie rekorde.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Biden u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të veprojnë njëjtë si Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan ka njoftuar për vendimin në kontekstin e shtrenjtimit të naftës si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

“Putin po e vazhdon luftën në Ukrainë, duke ushtruar presion në furnizimin me naftë në botë, dhe familjet ende mund ta ndjejnë“, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Related posts

Xhafer Gashi bashkë me anëtarët e Iniciativës Qytetare, mund të kalojnë në LDK?

dardanianews

Eklipsi i parë diellor i vitit 2022 ka filluar, shikojeni drejtpërdrejt

dardanianews

Shoqata e Prodhuesve të Vezëve iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes, thotë se në treg ka vezë me sëmundje

dardanianews