15.2 C
New York
April 19, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Big Brother Vip”/ Xumi i mërzitur me Eglin: Të ma thotë nuk të pëlqej, rri duke i parë “puçi-puçi” me Gjestin (VIDEO)

Dramat vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së famshme në “Big Brother Vip”, kësaj radhe vëmendja është zhvendosur mes Gjestit, Eglit dhe Xumit.

Ky i fundit, ka shprehur pëlqimin për Eglin që në ditët e para të edicionit, por përgjigja nga pala tjetër ka qenë gjithmonë refuzuese.

E ndërsa Egli deklaronte se nuk ishte një marrëdhënie arsyeja përse ajo ishte futur në “Big Brother”, tashmë ajo ka shprehur hapur pëlqimin dhe simpatinë për Gjestin, me të cilin ajo kalon kohën më të madhe në shtëpi.

Sigurisht xheloz për këtë situatë është bërë Xumi, që ka qenë shumë këmbëngulës për të marrë një mundësi sado të vogël nga Egli.

Ai e ka shprehur mërzinë më banorët e tjerë, teksa thotë se më përpara ai ka marrë disa sinjale nga Egli që i ka dhënë shpresë, referuar shprehjes së saj “kurrë nuk them kurë”.

“Më thuaj nuk të pëlqej fare se sa s’dua lidhje këtu brenda. Më thoshte që ‘kurrë nuk them kurrë’, për më m’lënë një shpresë, por s’paska qenë për mua… Rri duke i parë puçi, puçi…”, është shprehur Xumi.

Xumi dhe Gjesti kanë patur një sërë përplasjesh gjatë ditëve të fundit, debate që kanë agravuar dhe deri në ofendime.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother

Related posts

Azemi me lot në sy i përgjigjet përqeshjes së Bucit

dardanianews

Stresi i dërgon dron Vesës: Mbaje kokën lartë perëndeshë

dardanianews

Luiz Ejlli voton në Shkodër, këto janë fjalët e tij

dardanianews