28.7 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Birra e mish, hetuesit e krimeve të rënda në Pejë darkë për qefi, dy ditë pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan!

Janë bërë plot 11 ditë nga vrasja makabre në Gllogjan kur persona të panjohur kanë vrarë shoferin e autobusit “Erblini Tours” dhe dy nxënësa të shkollës së mesme. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin që tronditi Kosovën.

Kryeministri Kurti, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë Mehmedi kanë premtuar vazhdimisht që do të bëhet gjithçka që të zbardhet ky rast dhe vrasësit të kapen sa më parë.

Por, çështja në fjalë nuk po del që është marrë aq me seriozitet. Disa nga hetuesit e krimeve të rënda në Pejë dhe regjionin përkatës janë parë në një darkë luksi vetëm dy ditë pas vrasjes në Gllogjan, shkruan Indeksonline.

Senad Hamzic, Hasan Rexhaj, Nexhat Gashi dhe hetues të tjerë të krimeve të rënda janë parë duke festuar me birra e mish të dielën e 28 nëntorit, vetëm dy ditë pas vrasjës së trefishtë.

Dhe sigurisht që aty ku ka festa, mish e birra, zakonisht nuk ka edhe rezultate!/Indeksonline/

Related posts

Raketa e prodhimit britanik rrëzon helikopterin rus – VIDEO

dardanianews

Kryeministri izraelit të martën u drejtohet me video-mesazh popullit të Kosovës – A do ta shpallë njohjen nga Izraeli?

dardanianews

Osmani përplaset me deputeten Ismajli: Kritikat e juaja i marr si kompliment

dardanianews