3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Boiken Abazi kritikon Kurtin dhe largohet nga VV? Duhet një subjekt i ri për Bashkim Kombëtar

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Boiken Abazi, ka bërë një deklaratë të papritur.

 

 

Abazi ka deklaruar se duhet ndaluar çdo tentativë për të instaluar “Zajednicën”.

Në të njëjtën kohë, ai pret luftë të shtuar kundër oligarkisë ndoshta duke shprehur kritikë ndaj mungesës së veprimeve nga Qeveria Kurti II, përcjell Periskopi.

Por, edhe më befasuese është deklarata e tij për Shqipërinë.

Ai thekson që duhet “krijuar një subjekt i ri për shtet zhvillimor e bashkim kombëtar”. Vetëvendosje tashmë është themeluar në Shqipëri e cila avokon për Bashkim Kombëtar, dhe nuk dihet nëse z. Abazi po largohet nga kjo parti politike.

Statusi i plotë:

Në Kosovë, çdo tentativë për të instaluar “Zajednicën” duhet ndalur, ndërkohë që duhet shtuar lufta kundër oligarkisë; në Shqipëri, duhet krijuar një subjekt i ri për shtet zhvillimor e bashkim kombëtar. /periskopi/

Related posts

Rugova i ra tavolinës para Gelbardit kur e quajti UÇK-në terroriste, fotoreporteri: Hera e parë që e pashë nervoz

dardanianews

Ekskluzive: Lista Serbe shqyrton mundësinë e daljes nga qeveria

dardanianews

Juventus në zi, vdes futbollisti

dardanianews