December 23, 2025
DardaniaNews
Moti

Borë dhe temperaturat -10°C – ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

Mot i ndryshueshëm e me reshje të kohëpaskohshme sqote e bore do të mbretëroj edhe ditëve në vazhdim të javës që vjen, me temperatura minimale që do të zbresin deri në -10 gradë Celsius.

“Reshjet e shiut që kanë kapluar Gadishullin Ballkanik në javën e fundit, nga dita e shtunë nën ndikimin e masave ajrore polare, do të shndërrohen në reshje sqote/bore e cila nën ndikimin e erërave të forta veriore mund të krijoj shtresa bore madje edhe rreth 10cm në zonat urbane.

Mot i ndryshueshëm e me reshje të kohëpaskohshme sqote e bore do të mbretëroj edhe ditëve në vazhdim të javës që vjen, me temperatura minimale që do të zbresin deri në -10°C dhe me temperatura maksimale që do të luhaten në mes  01°C deri 06°C”, thuhet në njoftim.

Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 15m/s.

Related posts

Sot temperaturat deri në 23 gradë, por nga kjo ditë kthehet bora në Kosovë

dardanianews

Borë e madhe në Brezovicë, dalin pamjet

dardanianews

Rikthehet vala e të nxehtit: Javën tjetër priten temperatura ekstreme deri në 40°C

dardanianews