2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ceca dëgjohet në Shqipëri, vjen reagimi i këngëtares serbe

Këngëtarja Ceca është rikthyer sërish në vëmendje duke krijuar polemika për faktin se gjatë këtij sezoni veror, këngët e saj po dëgjohen me të madhe në Shqipëri.

Numri në rritje i turistëve serb e ka bërë të veten, ndonëse ‘gisht’ duken të kenë edhe pronarët e resorteve që kanë shtuar në listën e tyre këngët e këngëtares së turbo-folkut serb të ndërlidhur me krimin dhe mafian, transmeton Prive.

E fenomeni i dëgjimit të muzikës së Cecës, bashkëshortes së kriminelit çetnik famëkeq Arkan, është përhapur edhe nëpër festa të tjera, në Shqipëri.

Këngët e saj dëgjohen në një anije duke bërë që Ceca të reagojë.

Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në Instagramin e saj.

Me gjasë, për një të ashtuquajtur këngëtare që bën muzikë pa asnjë vlerë duhet të jetë edhe e habitshme që muzika e saj të dëgjohet përtej tregut të saj  serb, tragjikisht në Shqipëri.

 

 

Related posts

Tolaj: Nëse dy javët e ardhshme nuk rritet numri i të prekurve me COVID-19, Kosova ka arritur imunitet kolektiv

dardanianews

Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën

dardanianews

Kjo hardhucë “spërkat” gjakun nga sytë e saj kur mbrohet nga grabitqarët

dardanianews