29.1 C
New York
June 25, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Çfarë porosie kishte marrë Rugova nga Clintoni, tregon ish-ambasadori Spahiu

Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, njëherësh edhe bashkëpunëtor i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Avni Spahiu, në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”, tha se në shumë nga bisedat me ish-presidentin ishte trajtuar fryma demokratike dhe ajo se çfarë përfaqësonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë.

“Flisnim për SHBA-në si një vend prej të cilit mund të vinte shpëtimi për shqiptarët, ashtu edhe siç erdhi. Për fat të mirë e gjithë Administrata amerikane, Kongresi, Senati na dëgjuan me vëmendje dhe na dhanë premtimet se do të na ndihmonin kauzën e popullit shqiptar”.

Përveç bisedave të tyre, Spahiu tregoi edhe disa detaje nga një takimi ku ishte edhe Këshilltari i Sigurisë në Administratën e ish-presidentit Bill Clinton, Anthony Lake, ku gjatë këtij takimi Lake ia kishte përcjellë Rugovës fjalët e ish-presidentit Clinton.

Na tha se i përcjell të falat e presidentit Clinton, iu drejtua Rugovës me këto fjalë, dhe më porositi që t’ju them se “ju jeni e vetmja dritë në tunelin ballkanik’. Kjo ishte në vlerësim shumë i madh në atë kohë kur në Ballkan po ndodhnin tmerre.”, tregoi Spahiu.

Spahiu thotë se Rugova në atë kohë të vështira po lozte një rol të rezistencës që u bënte përshtypje të huajve.

Related posts

A po kolapson Rusia? | Gazetari hulumtues: Ka rezerva vetëm deri të dielën

dardanianews

Aeroplanët luftarak të Serbisë fluturojnë në afërsi të kufirit me Kosovën

dardanianews

Gani Geci: A është Valon Syla i biri i serbes me emrin Oliverë (OLA)?

dardanianews