February 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Çka i ndodhi Gjestit pak para Praimi-t? Banori përlotet teksa…

Hyrja e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka ndryshuar shumë dinamikat mes banorëve. Ai ka hyrë me shumë energji duke ngacmuar shumë disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por edhe disa prej banorëve e kanë pritur atë me debate dhe sherre. Ndaj tij nuk kanë munguar as fjalët bullizuese, madje edhe kërcënime.

Ditën e sotme, teksa po qëndronte i vetëm i ulur në tokë te divani jeshil, Gjesti është përlotur.

Në sfond ishte kënga e Ylli Limanit që mban titullin, ‘Eja’. Gjesti i ulur në tokë fillimisht tunde kokën dhe pastaj në një moment rri mendueshëm dhe i përlotur.

Kujtojmë se sot Gjesti ka patur një sherr të fortë me G-Banin, të cilin fillimisht e zgjoi Gerta me të bërtitura dhe më pas këngëtari shkon dhe e ngacmon te krevati i tij.

G-Bani nisi duke e ndjekur Gjestin sa në një krevat në tjetrin, dhe bënte veprime të pakontrolluara. Nga ana tjetër, G-Bani shkonte dhe pranë Gertës duke bërtitur dhe kjo e fundit i nxirrte jashtë gjuhën.

Related posts

Vajza e Anita dhe Ramush Haradinajt shkëlqen në dasmë me veshjen elegante të nënës

dardanianews

Sonte një ‘Prime’ me Stresin dhe një mori surprizash tjera – ‘live’ edhe në YouTube

dardanianews

Ukraina zbulon “Tolokan”, droni nënujor me rreze 2.000 km, tmerri i ri i Rusisë

dardanianews