-3.1 C
New York
December 16, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Çka ndodhi? Leo me reagim ndryshe nga Lela për ndarjen!

Ka zgjedhur të heshtë gjatë gjithë kësaj kohe, por sonte Leo vendosi t’i thotë të gjitha.

Për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, ish-banori ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur pa doreza për gjithçka që ka ndodhur muajt e fundit, e pashmangshëm, kryefjala ishte ndarja e bujshme nga Lela.

Çfarë çoi në fundin e romancës që nisi brenda shtëpisë më të famshme? Leo zbuloi arsyet, duke vënë theksin tek bashkëjetesa dhe mospërputhja e karaktereve.

“Ka pasur shumë probleme në lidhje. Kur bashkëjeton, jeni non-stop me njëri-tjetrin. Jemi komplet bota të ndryshme. Nganjëherë nuk përputhen senet,” – u shpreh ai.

Megjithatë, Leo ruajti etikën duke refuzuar të flasë keq për ish-partneren: “Nuk mundem me folë për një person keq që kam bashkëjetu një vit. Kemi nda momentet e mira dhe të këqija.”

Përveç mospërputhjes, ai përmendi edhe distancën fizike si një faktor vendimtar: “Mendoj thjesht që bashkëjetesa, por edhe distanca që unë jetoj në Gjermani, nuk janë përputh senet.”

Duke qenë se dyshja shihej kudo bashkë, madje edhe në skenë gjatë performancave të Leos, pyetja natyrale ishte nëse ai ndihej i “ngulfatur”. Leo e mohoi kategorikisht këtë ndjesi. Por, momenti më pikant i intervistës erdhi kur u përmend deklarata virale e Lelës.

E pyetur më herët në “Canape”, Lela e kishte përshkruar ndarjen si “pacifiste”. Kur u pyet nëse ndante të njëjtin mendim për këtë term, Leo zgjodhi një përgjigje të shkurtër por që flet shumë: “No comment.”

Një përgjigje e tillë lë vend për shumë interpretime se si ka përfunduar realisht gjithçka mes dyshes së famshme.

Intervista e plotë më poshtë. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

E fundit: Sjelljet ndaj Gjestit, BBVA merr vendimin e papritur

dardanianews

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

dardanianews

Vdiqa për ty, ҫfarë po ndodh mes Meritonit dhe Eglës?

dardanianews