8.3 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Daçiçit i “rrëshqet goja”: Serbia propozoi “Ballkanin e Hapur”

Në një prononcim për mediat, kreu i parlamentit serb Ivica Dacic pohoi se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë.

Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, ka thënë ai sipas Novostit, duke theksuar se kundër kësaj iniciative janë vetëm “ata që kundërshtojnë bashkëpunimin”.

Presidenti serb  Aleksandar Vuçiç qëndron në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që ta presin me protesta kreun e shtetit serb. “Ballkani Hapur” vazhdon të kundërshtohet nga Kosova, që e shikon si nismë kundër interesave të saj, e publikisht, ajo nuk është mbështetur as nga partitë opozitare në Parlamentin e Kosovës.

Top Channel

Related posts

Degradon debati mes dy këngëtareve shqiptare: S’ke faj, se ke kaluar në post-menopauzë

dardanianews

Del edhe një video ku Kurti thotë se Qeverinë duhet ta bëjë shumica, e jo partia që ka fituar zgjedhjet

dardanianews

Kurti: Ja si e mora vesh për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiq

dardanianews