February 7, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Daja i Elijonës shokon me deklaratën: Rrëfim i pavërtetë, dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci

Ajo rrëfeu se vështirësitë nisën që në fëmijëri, kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke vënë në dukje diferencat mes rregullave shkollore në Gjermani dhe Kosovë.

“Në klasën e dytë ka filluar të ndryshojë jeta ime. Në Gjermani ligjet janë pak më ndryshe se në Kosovë”, tha Elijona.

Sipas saj, ndërhyrja e autoriteteve lidhej me disa situata të përsëritura në shkollë, që u interpretuan si mungesë e kujdesit nga prindërit.

“Mami është dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj dhe ka ndodhur që dy-tri herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore”, shtoi ajo.

Elijona përmendi edhe detyrat e shtëpisë, të cilat ndonjëherë nuk i kryente, dhe që mësuesja dhe shërbimet sociale i panë si problem për kujdesin familjar

“Të gjitha këto për mësuesen kanë qenë shqetësim për kujdesin e familjes, edhe pse realisht unë jam rritur me shumë dashuri. Kjo ka qenë arsyeja pse shkolla ka vendosur të më largojë prej familjes”, tha ajo me emocione.

Megjithatë, qarkullojnë zëra që thonë se daja i saj ka reaguar, duke e quajtur rrëfimin të pavërtetë. Sipas tij, ndarja nga familja nuk kishte lidhje me detyrat ose shkeljet në shkollë, por ishte rezultat i dhunës që babai ushtronte ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes.

Në rrjet po qarkullon një fotografi e një komenti, që thuhet të jetë nga daja i Elijonës, ku shkruante:

“Dhuna të cilën babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd dhe juve që çoi deri te divorci atë se përmend!? Shkaktari kryesor pse ti dhe vëllau jeni larguar nga familja je ti dhe babi yt. Krejt rrëfim i pavërtetë”.

Related posts

Njihuni me nënën e Albës, sa shumë ngjajkan

dardanianews

Nora lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat e saj trupore /FOTO

dardanianews

“Sonte nata e fundit e dënimit”, Gjesti ngacmon Rizartën: Do bëjmë…

dardanianews