April 24, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Dalin pamjet e arrestimit të Jozit – me sy të nxirë, kokë ulur dhe i shoqëruar nga policia largohet nga Big Brother

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur publikun e “Big Brother VIP Albania”, pasi konkurrenti Jozefin Marku ka ushtruar dhunë fizike ndaj banorit tjetër, Gjestit, menjëherë pas eliminimit nga shtëpia.

Sipas raportimeve zyrtare, pas përfundimit të spektaklit të së premtes, Jozi ka reaguar në mënyrë agresive, duke e goditur Gjestin në ambientet jashtë shtëpisë.

Incidenti ndodhi pak çaste pasi të dy u eliminuan nga gara dhe dolën përpara publikut.

Foto: Top Channel

Produksioni i emisionit reagoi menjëherë, duke njoftuar Policinë e Shtetit.

Skandal në Big Brother VIP Albania: Jozi e gjuan Gjestin me shuplakë dhe e rrëzon për tokë gjatë transmetimit direkt

Lexo po ashtuSkandal në Big Brother VIP Albania: Jozi e gjuan Gjestin me shuplakë dhe e rrëzon për tokë gjatë transmetimit direkt

Sipas Top Channel, forcat policore ndërhynë në vendngjarje dhe arrestuan Jozefin Markun, duke e shoqëruar me pranga në duar. Pamjet e këtij momenti u transmetuan në media, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Foto: Top Channel

Nga ana tjetër, gjatë transmetimit të “Prime”-it u bë e ditur se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Gjesti merr ndihmën mjekësore pas goditjes nga Jozi – shfaqet me një sy të nxirë në dhomën e rrëfimit

Lexo po ashtuGjesti merr ndihmën mjekësore pas goditjes nga Jozi – shfaqet me një sy të nxirë në dhomën e rrëfimit

Kjo ngjarje ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale mbi përgjegjësinë morale të konkurrentëve dhe ndikimin e dhunës në formate televizive. Ndërkohë, pritet një deklaratë zyrtare nga produksioni dhe një vendim për pasojat që do të ketë ky veprim për Jozi Markun në raport me rregullat e spektaklit dhe ligjin. /Telegrafi/

 

Related posts

Kush do të tronditet sonte në “Big Brother”, flet personi përgjegjës

dardanianews

Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, publikon fotografi nga martesa me Kreshnik Gjergjin

dardanianews

Shokuese: e pranishme në një festë, Big Mama këndon këngë serbe

dardanianews